Burri e vret gruan sepse ia shërbeu darkën me vonesë

Një burrë 60-vjeçar në Indi është arrestuar sepse e kishte vrarë me armë zjarri gruan e vet, vetëm për faktin e ajo ia kishte shërbyer darkën me vonesë, njofton policia indiane.

Ashok Kumar ishte kthyer në shtëpi i dehur të shtunën në mbrëmje dhe kishte fituar të zihej me bashkëshorten e vet, Rupesh Singh, ka thënë një zyrtar i lartë policor në qytetin Ghaziabad për BBC, transmeton Express.

Sunaina, 55-vjeçare, ishte dërguar në spital pasi kishte marrë plagë në kokë nga të shtënat me pistoletë, por nuk kishte arritur t’iu mbijetonte dot plagëve.

Kumar e ka pranuar krimin dhe ka thënë se është penduar për veprimet e tij.

“Kumar pinte çdo ditë. Të shtunën, ai shkoi në shtëpi i dehur dhe filloi të grindej me bashkëshorten e vet. Ajo ishte zemëruar me faktin e ai po pinte dhe dëshironte të fliste për atë, por ai donte darkë menjëherë,” ka thënë Singh.

“Ai u xhindos me vonesën e darkës dhe e qëlloi me armë bashkëshorten,” ka shtuar ai./Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta