Vetëvendosje tregon se kë do e votojnë për Kryeministër

Pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor kanë filluar bisedimet për krijimin e institucioneve të vendit. Meqenëse koalicioni fitues PAN nuk ka arritur të sigurojë ulëse të mjaftueshme në Kuvend që të formojë institucionet vetëm me ndihmën e minoriteteve, ata kanë filluar “gjahun” në partitë tjera.

Një ndër këto parti është edhe Vetëvendosja, e cila ka dalë partia e dytë në këto zgjedhje.

Zëra të ndryshëm kanë filluar të qarkullojnë se janë dy deputet nga kjo parti që do e votojnë kandidatin e PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Por, këtë gjë fuqishëm e kundërshtojnë zyrtarë të Vetëvendosjes.

I kontaktuar nga Indeksonline, Shkodran Hoti, zyrtar për informim nga kjo parti, u shpreh i bindur se këto janë vetëm spekulime. Sipas tij asnjë deputet i VV-së nuk voton kandidat tjetër për kryeministër, pos atij të VV-së.

“Nuk ka asgjë të vërtetë, janë spekulime nga qasja e pushtetit por asgjë të vërtetë nuk ka këtu. Asnjë deputet i Vetëvendosjes nuk e voton kandidatin e PAN-it për kryeministër”, tha Hoti.

I pyetur se çka do ndodhë me ata deputet nëse votojnë pro kandidatit të PAN-it, a do të ndëshkohen nga partia, Hoti u shpreh i bindur se kjo nuk do të ndodhë, ndaj dhe nuk do të ketë nevojë për ndëshkime e as për përjashtime.

Hoti tha se këta deputetë janë zgjedhur duke përfaqësuar parimet e dhe konceptin e Vetëvendosjes, ndaj dhe nuk mund të votojnë kandidat tjetër për kryeministër përveç Albin Kurtit.

“Ka qenë e ditur prej fillimit kë do e votojnë deputetët e Vetëvendosjes, gjithçka që është thëne më tej është shpifje…deputetet e vetëvendosjes janë zgjedh duke e përfaqësuar konceptin e Vetëvendosjes, programin dhe normalisht se ata e votojnë kandidatin e vetëvendosjes… gjithçka tjetër është shpifje e disa mediave që duan te shkaktojnë huti tek qytetarët” shtoi Hoti.

Temat
LajmeVend

Të afërta