Shpend Ahmeti mesazh Vetëvendosjes: Jam në pesëshen më të votuar në Kosovë

Shpend Ahmeti është lavdëruar se ka dalë në pesëshen më të votuar në gjithë Kosovën. Para Kryetarit të Prishtinës me vota janë vetëm: Albin Kurti, Kadri Veseli, Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj.

Kështu, Ahmeti ka treguar se ka njoftuar KQZ se do të mbetet Kryetar i Prishtinë derisa ka hequr dorë nga pozita e deputetit.

“Mbështetja ishte e madhe edhe për mua si kandidat, duke më vendosur në pesëshen e pesë njerëzve me të votuar në Kosovë me 76 mijë vota, prandaj ju falenderoj me zemër”, ka deklaruar Ahmeti, në një reagim në FB.

“Ju falenderoj tepër shumë për mbështetjen që na keni besuar si Lëvizje dhe mua si kandidat përmes votës tuaj në zgjedhjet e qershorit. Kur kam hyrë në listë pata thënë se duhet angazhuar të gjitha resurset për ta bërë ndryshimin, duke kandiduar edhe nga posti i Kryetarit të Kryeqytetit. Pata thënë se në qoftê se prania ime në listë shton vetëm një votë për Levizjen e për ndryshimin, ja vlen. Edhe ja vlejti me qenë pjesë e nje liste të ndryshimit. 200 mijë votuan për Levizjen”, ka shtuar ai.

Shpend Ahmeti kandidoi për deputet pavarësisht se mbajti edhe pozitën e Kryetarit të Prishtinës. Rasim Selmanaj e Mimoza Kusari u larguan nga komunat e tyre për të mbetur deputetë.

Sidoqoftë, Ahmeti ka thënë se VV me 32 deputetë do të bëjë ndryshimin.

“32 deputetët e Levizjes do ta mbrojnë me dinjitet besimin e dhënë. Ndërsa ne vazhdojmë me punën në komunë duke ndikuar edhe në ndryshimin në nivelin qendror”, ka deklaruar Ahmeti.

Temat
Vend

Të afërta