Rajon

Selami nuk tërhiqet nga propozimi për zgjedhjen e kryetarit të PD

By Dijart Dyla

July 08, 2017

Eduart Selami kandidati për kryetar partie në PD, ka reaguar pak minuta më parë në rrjetet sociale duke këmbëngulur në një propozim të tij për kreun e partisë.

Ndër të tjera, ai shprehet se gara është e barabartë por ai propozon “një nen ne statut, qe nëse kryetari nuk e nxjerr partine fituese ne zgjedhje parlamentare, atëherë ai duhet te tërhiqet. Hyj ne nje gare te pabarabarte, por te fitueshme”.

Postimi i Selamit:

Gara eshte e pabarabarte, qe nga koha e deri tek mos doreheqja e Bashes. Ajo qe une propozoj eshte nje nen ne statut, qe nese kryetari nuk e nxjerr partine fituese ne zgjedhje parlamentare, atehere ai duhet te terhiqet. Hyj ne nje gare te pabarabarte, por te fitueshme.