PSG ka planin B nëse dështon transferimi i Mbappes

Paris Saint-Germain do të tentoj transferimin e Philippe Coutinhos nga Liverpool, nëse dështon që ta transferoj Kylian Mbappen

Sipas gazetës franceze, Le Parisien, drejtuesit e Paris Saint-Germain janë gati që të heqin dorë nga transferimi i Kylian Mbappes, për të cilin interesim ka shfaqur edhe Real Madrid e Arsenal.

Në vend të yllit francez, klubi nga Parisi po synon ta transferoj yllin e Liverpoolit dhe Brazilit, Philippe Coutinho, përcjell Express.

Thuhet se klubi nga Parisi ka përgatitur 70 milionë funte (80 milionë euro) për yllin e përfaqësueses së Brazilit.

Coutinho, i cili ka vazhduar kontratën me Reds para disa javëve deri në vitin 2022, vështirë se do të largohet nga Anfield, pasi Jurgen Klopp e konsideron si lojtarin kryesor të skuadrës. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta