Juventus vazhdon të interesohet për André Gomesin
Sipas të përditshmes sportive katalane, Mundo Deportivo, Juventusi vazhdon të jetë i interesuar që ta transferoj mesfushorin portugez, André Gomes.
Por, përveç kamponit të Italisë, interesim që ta transferoj ish anëtarin e Valencias ka shfaqur edhe Manchester City, përcjell Express.
Por, si duket Barcelona nuk do ta shesë Gomesin, pasi ky i fundit bënë pjesë në planet e trajnerit të ri, Ernesto Valverde.
Gomes, i cili u transferuar verën e kaluar nga Valencia në Barcelonë, nuk ka lënë gjurmë në Camp Nou në sezonin e kaluar. /Express/