Botë

Inter largon Gabigolin, transferon një tjetër sulmues

By Dijart Dyla

July 08, 2017

Gabriel Barbosa – Gabigol pritet të largohet nga Interi gjatë kësaj vere

Si duket sulmuesi brazilian, Gabriel Barbosa nuk bënë pjesë as në planet e trajnerit të ri të Interit, Luciano Spalletti.

Nerazzurrtë po mendojnë që Gabigolin t’ia ofrojnë skuadrës së Sassuolos, në formë huazimi deri në fund të sezonit, shkruan Calciomercato.com, përcjell Express.

Por, Interi nga skuadra e Sassuolos po synon ta marrë sulmuesin italian, Domenico Berardi.

Pritet të shihet nëse Sassuolo do ta pranoj propozimin e Nerazurrëve po ajo. /Express/