Burg për 2 shqiptaret dhe tutorin, prostituonin në Dubai

Një gjykatë në Dubai ka dënuar me nga 1 vit burg 2 vajza shqiptare dhe 1 bullgare, pasi u shpallën fajtore për prostitucion të paligjshëm.

Mësohet se vajzat u arrestuan në tetor të vitit të kaluar, teksa punonin në një qendër masazhi, mirëpo ofronin më shumë se aq. Historia nisi kur tutori 27-vjeçar shqiptar, i cili u dënua me 3 muaj burgim vetëm, denoncoi dy klientë se e kishin vjedhur.

Kur policia nisi hetimet për vjedhjen zbuloi se qendra e masazhit ishte shumë më tepër se aq. Panoram shkruan se dy shqiptaret dhe tutori i tyre e Apeluan vendimin e dhënë në mars të këtij viti, mirëpo Apeli e ka kthyer mbrapsht.

Temat
BotëLajme

Të afërta