Avdullah Hoti vizita nëpër Kosovë, flet sikur Kryetar i LDK’së

Avdullah Hoti kur e kishte lexuar lajmin se po mandatohet për Kryeministër kishte reaguar keq. Kishte kërkuar që lajmi të hiqej prej portaleve me arsyetimin se LDK e ka Kryeministrin.

Por, tash, ambiciet e Hotit po shkojnë duke i rritur.

Së fundmi, ai ka vizituar Degën e LDK’së në Drenas. Atje, ka folur si Kryetar në ardhje i LDK’së.

Madje, ka thënë se në Drenas ka marrë ide të mira për punët që e presin në LDK.

“Faleminderit per pritjen dhe biseden e hapur dhe konstruktive. Po marr shume ide te mira per punet qe na presin si LDK”, ka thënë Hoti.

“I falenderova per angazhimin qe kane pasur dhe biseduam per pergatitjet per zgjedhjet lokale. Kjo dege po punon shume ne riorganizimin e nendegeve dhe po fut ne struktura te rinj e te reja qe do t’i japin dinamike te re deges tone ne kete komune”, ka shtuar ai.

Avdullah Hoti kishte hyrë në politikë me LDK’në duke u bërë Nënkryetar i Isa Mustafës në Komunën e Prishtinës.

Prej atëherë, Hoti ka qëndruar afër Mustafës, i cili e kishte bërë Ministër të Financave në Qeverinë e udhëhequr prej LDK’së.

Hoti, i cili ka gradën e profesorit të rregullt në UP, së fundmi humbi garën për të nxjerr LDK’në parti të parë në zgjedhjet e 11 qershorit. Në fakt, LDK në zgjedhjet e fundit, për herë të parë në histori, doli si parti e tretë.

Temat
LajmeVend

Të afërta