Zbulohet një fakt tronditës rreth ngjarjes tragjike të rapsodit kosovar (Video)

Në Dremjak të Ferizajt u varros sot Sami Veseli bashkë me të bijën që e vrau vetë. Familjarët dhe miqtë e kanë një mirëkuptim për burrin që la të plagosur rëndë gruan. Thonë se gjithë këtë e bëri për të ruajtur moralin, raporton Klan Kosova.

Babë e vijë vdiqën me 2 të këtij muaji.

Deri te tragjedia erdhi pasi Samiu, i njohur si këngëtar i muzikës folklorike shtiu mbi vajzën e bashkëshorten e në fund bëri vetëvrasje.

Kryefamiljari që prej kohësh jetonte në Frankfurt të Gjermanisë me pesë fëmijët e me gruan thuhet se nuk mundi tu bëjë ballë kulturave europiane.

Kështu mendon një mik i 52 vjeçarit që në varrim ka ardhë nga Franca.

“Bëj një apel për të gjithë bashkëkombësat e mi që mos të lakmojnë një jetë të diasporës se na prej kjohja. Jam shumë i trishtuar pasi jam prind edhe vetë. Mua ndoshta do të më pret edhe kjo sepse me të vërtetë është e vështirë që të edukohen fëmijët tanë në diasporë duke marrë parasysh se një jetë në diasporë është e vështirë”, tha ai për Klan Kosovën.

E ata që e njohën Samiun thanë fjalë të mira për të.

E familjarët nuk pranuan të flasin para kamerës derisa prapa saj thanë se ngjarja ndodhi për arsye morali e nderi.

Ata pohuan se gruaja e dorasit është në komë por me shenja përmirësimi.

Sipas mediave gjermane Veseli ishte i ndarë kaherë me gruan dhe fëmijët e tij dhe kishte një vendim gjykate që e ndalonte të afrohej te shtëpia e tyre ku edhe ndodhi vrasja.


Varrimi i Sami Veselit by GazetaExpresscom

Temat
LajmeVend

Të afërta