Trump dhe Putin e nisin me fjalë të mira takimin në Hamburg

Takimi i parë i Donald Trump, si presidenti i SHBA-së, me homologun e tij rus Vladimir Putin është duke u zhvilluar në këto momente.

Udhëheqësi i SHBA-së i tha Putinit se është një nder të takohet me të, ndërkaq presidenti rus tha se ishte i kënaqur që ta takonte Trumpin personalisht.

Ai tha se shpreson që takimi i tyre të sillte rezultate, transmeton GazetaExpress.

Siç raporton Reuters, Trump nuk pranoi t’i përgjigjej një pyetjeje për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane që e çuan atë në Shtëpinë e Bardhë, por i tha Putinit se ata presin që që shumë gjëra pozitive të ndodhin për Rusinë dhe SHBA-në.

Reuters shkruan se takimi i shumëpritur i të dy presidentëve do të përcillet nga afër: ata nuk pajtohen me politikën e jashtme nga Siria në Ukrainë dhe Korenë e Veriut. Ndërkaq Trump të enjten akuzoi Rusinë për veprimin e saj si një forcë destabilizuese.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë thënë gjithashtu në mënyrë të përsëritur se Putin ka drejtuar një operacion të madh të piraterisë për ta vënë Trumpin në krye të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2016./Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta