Showbiz

Emocionet e para si teze, Teuta Krasniqi më e lumtur se kurrë (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 07, 2017

Bubulina Krasniqi është bërë sot (e premte) nënë për herë të parë.

Ajo lindi në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Stjuart.

Lajmi për ardhjen në jetë të të voglit Stjuart, i është gëzuar e gjithë familja.

Aktorja Teuta Krasniqi duket të jetë emocionuar shumë në faktin që për herë të parë sot u bë teze.

Ajo madje në një prononcim të shkurtë i konfirmoi Telegrafit se Bubulina kishte lindur një djalë me shëndet të plotë, dhe se këtij lajmi i ishte gëzuar pa masë.

Ndërkohë, emocionet përmes një shkrimi më të gjatë, Teuta i ka rrëfyer përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku shfaq një fotografi shumë të ëmbël të Stjuartit, ndërsa në mbishkrimin e saj shkruan për ndjenjën e të bërit teze.

“Shpirti i tezes, mire se erdhe ne kete bote. Pac shendet, shume dashni, plot gezime, sukses dhe mbaresi ne cdo aspekt te jetes. Ne, e gjithe familja, jemi ketu per me te dasht gjithmone pa kusht. @bubulinaaa Stju faleminderit qe ma dhurove epitetin Teze, jam shume e lumtur… Ju duam shume, teta Teuta, xhaxhi Astro, Tara dhe Kaia” (sic.), shkruan aktorja Krasniqi në Instagram. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Shpirti i tezes, mire se erdhe ne kete bote 🙏🙏🙏 Pac shendet, shume dashni, plot gezime, sukses dhe mbaresi ne cdo aspekt te jetes. Ne, e gjithe familja, jemi ketu per me te dasht gjithmone pa kusht. @bubulinaaa Stju faleminderit qe ma dhurove epitetin Teze, jam shume e lumtur… Ju duam shume, teta Teuta, xhaxhi Astro, Tara dhe Kaia ❤️❤️❤️ @bubulinaaa @pellumbk T'ka teta bukurosh 💙💙💙

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on