E dhimbshme: Kosovarja mbytet në det, hyri për ti shpëtuar fëmijet (Foto)

Në moshën 36-vjeçare është ndarë nga jeta tragjikisht psikologia Dua Dauti-Kadriu, në Ulqin.

E ndjera ka humbur jetën në det, dje në orët e pasdites. Sipas familjarëve të saj, rreth orës 6 pasdite, dy fëmijët e saj ishin në ujë, ndërsa ishte ngritur flamuri i kuq i rrezikut nga valët e mëdha.

Ajo kishte hyrë për t’i shpëtuar fëmijët, kishte arritur t’i nxjerrë ata, por vetë nuk kishte dalë nga uji.

Sipas familjarëve, trupi i pajetë i saj është gjetur pas 3 orë kërkimesh. Dua Dauti-Kadriu do të varroset sot në Prizren, rreth orës 17.

Temat
LajmeVend

Të afërta