Agani: Është bërë padrejtësi ndaj meje në rastin e stendave

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, i ftuar në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel deklaroi se çështja e fraksioneve brenda subjektit politik të Partisë së Drejtësisë i takon së kaluarës.

Ai më tej tha se dinamika e zhvillimeve brenda këtij subjekti politik ka bërë që elektorati më shumë të ketë konfuzion se sa ndarje reale.

Agani foli edhe për aktakuzën e Stendave, ku tha se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të mjedisit dhe planifikimit hapësinor që i gjithë procesi ndaj tij të zhvillohet në mënyrë të pavarur.

Sipas Aganit ky proces e ka dëmtuar atë në masë të madhe dhe vet subjektin politik në të cilin ai është kryetar.

Temat
LajmeVend

Të afërta