Afrona publikon foto intime me Bleron (Foto)

Ata janë njëri ndër çiftet më të përfolura në mediet rozë.

Bëhet fjalë për dyshen e njohur këngëtarin Blero dhe të dashurën e tij modelen Afrona Dika, transmeton Gazeta Express. Ani pse ndonjëherë Blero e Afrona janë larg njëri-tjetrit, ata gjithmonë e shprehin dashurinë e tyre.

Një ditë më parë është shënuar Ditë Ndërkombëtare e Puthjes. Këtë ditë duket se e kanë shënuar edhe Blero e Afrona.

Është kjo Afrona e cila në profilin e saj në Instastory ka postuar një fotografi teksa shihet duke u puthur me Bleron. “Dita Ndërkombëtare e Puthjes”, kishte shkruar Afrona. Blero e Afrona shumë herë janë përfolur për ndarje, mirëpo tani dashuria e tyre vetëm se po bëhet edhe më e madhe.

Kujtojmë se javë më parë Afrona kishte publikuar një fotografi të shtëpisë në të cilën do të jetojnë së bashku me Bleron.

Temat
Showbiz

Të afërta