Showbiz

Sëmuret rëndë Meda

By FIRST CHANNEL

July 06, 2017

Është njëri ndër këngëtarët që ka pushtuar zemrat e adhuruesve të muzikës folk.

Është ky këngëtari i njohur Meda, i cili është shumë i angazhuar gjatë sezonit veror me dasma dhe ahengje familjare. Ndonëse puna po i ecën mirë, duket se e njëjta gjë nuk vlen edhe për jetën personale, kjo pasi që ai kohëve të fundit nuk është mirë me shëndet. Meda për Express ka treguar se është i sëmurë dhe po i dhëmbë dhëmbi.

‘Për momentin jam tek mjeku, kam dhimbje të tmerrshme të dhëmbit’, ka thënë Meda për Gazetën Express. Rikujtojmë se Meda së shpejti do ta sjellë një bashkëpunim tjetër me reperin Gold Ag.