Kritikohet nëna për mënyrën si e mësonte dyvjeçarin të shpëtonte nga uji i thellë (Video)

Emma Aspinall nga Britania e Madhe, e ka mësuar fëmijën e saj dyvjeçar se si të shpëtonte, po që se bie në ujë të thellë.

Mirëpo, shumë njerëz e kanë kritikuar nënën 33-vjeçare, duke e këshilluar ta mësonte not, e jo ta hidhte për të parë aftësitë për mbijetesë, transmeton Telegrafi.

“Është shqetësuese dhe e pavend, më mirë t’i mësohet notimi se të bëjë përpjekje për të dalë jashtë”, është një nga komentet që e shoqërojnë rastin.

Në anën tjetër, Aspinall ka kërkuar që teknikat e saj t’i përdorin edhe prindërit tjerë, meqenëse janë të nevojshme për të shpëtuar fëmijët.

https://youtu.be/No28KuftsgE

Temat
BotëLajme

Të afërta