Opinione

Ju që po pretendoni të bëni shtet, duhet ta dini se; Kombi është çështje fakti, e jo zgjidhjeje, apo dëshire!

By FIRST CHANNEL

July 06, 2017

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1. Ndërkohë që Kushtetuta amerikane ka mbetur ashtu, pa i levizur asnjë presje, disa matrapaza e “gjeni” tanë social, duan të ndërtojnë një “komb të ri” (!) në Kosovë! Dhe atë mbi një Kushtetutê që ua kanë shkruar të tjerët, duke ua imponuar me zor!?

2. Sipas Deklaratës së Hagës… Këshillit të Europës, çështja e përkatësisë kombëtare, definohet me precizitet të “briskut dhe logjikës së kirurgut! Aty, KOMBI njihet, lexohet, (nën)kuptohet dhe interpretohet, decidivisht si; “çështje FAKTI, e jo ZGJIDHJEJE”!!!

3. Atëherë, ma thuani; se çfarë dëshirojnë të dëshmojnë këta “gjenitë” e “kombit” kosovar, përveç; hutisë, konfuzionit, mashtrimit, naivitetit, e hipokrizisë!?