Të gjithë e dimë se Gresa Behluli është e fejuar dhe po e shijon një periudhë të mirë dashurie me të fejuarin e saj të cilin akoma nuk e ka bërë publik, shkruan “Kosovarja”.
Si duket këngëtarja Behluli po dëshiron këtë ndjenjë dashurie ta mbaj veç për vete. Duke mos i dhënë hapësirë medieve të ndryshme të flasin e të shkruajnë edhe për gjysmën tjetër të shpirtit të saj binjak, për të fejuarin.
Por, edhe pse e fejuar, Gresa nuk është nga ato vajza që tërë kohës dalin vetëm me të fejuarin duke lënë anash familjen apo shoqërinë.
Gresën e shohim në disa imazhe ku ajo është duke drekuar, e me të nuk është i fejuari, sigurisht. Por, pranë Gresës qëndron motra e saj e vogël Agnesa.
Të dy motrat duket se kanë dal të drekojnë dhe të bëjnë muhabet në një vend të qetë.