Donald Trumpit i mbetet dora e zgjatur, pasi “injorohet” nga Zonja e Parë e Polonisë (Video)

Presidenti amerikan Donald Trump edhe një herë është ballafaquar me një situatë, nëse mund ta quajmë, të sikletshme.

Gjatë vizitës së tij në Poloni, së bashku me gruan Melanie, Trump ishte pjesëmarrës në një ceremoni, ku shoqëroheshin nga homologu Andrzej Duda dhe bashkëshortja e tij Agata Kornhauser-Duda.

Siç edhe mund të shihet në videon më poshtë, përcjell Telegrafi, në momentin e takimit të krerëve të shteteve dhe bashkëshorteve të tyre, ka qenë Trump ai që i ka zgjatur dorën zonjës së parë polake.

Por, ajo e “ka refuzuar atë”, duke shkuar drejt Melanies dhe duke i dhënë fillimisht dorën asaj.

https://youtu.be/sRU8xg1pPuY

Temat
BotëLajme

Të afërta