Zbulohet letra e Tupac-ut, tregon pse braktisi Madonna-n (Foto)

Tupac Amaru Shakur është një ndër hip hop artistët më të famshëm dhe më të suksesshëm në historinë e zhanrit

Edhe pse u nda nga jeta në moshë të re, e krijimtaria iu këput në gjysmë, gjërat që ai ka lënë pas, dëgjohen edhe tani, pas më shumë se 20 vitesh.

Reperi i famshëm kishte derdhur zemrën në letër, të shkruar sa ishte në burg, duke zbuluar se është ndarë me Madonna-n pasi ajo ishte e bardhë. Tupac shkruan: “Për të parë ty me një mashkull të zi, nuk do ta rrezikonte karrierën tënde , do ta bënte më të hapur e ngazëllyese”.

Legjenda pastaj e pranon: “Por per mua së paku, ekzistonte perceptimi se po i zhgënjeja gjysmën e njerëzve që më sollën këtu ku jam”.

Është një letër mahnitëse, Tupac e di shumë mirë se e ka zhgënjyer Madonna-n me këtë refuzim, duke i thënë “Kurrë nuk kam menduar të të lëndoj”.

Letra do të dali në shitje në ankand mes datave 19 dhe 28 korrik. Çmimi fillestar është 100 mijë dollarë, por pritet që të shkojë shumë më lartë se kaq.

Temat
Showbiz

Të afërta