Trump i zemëruar me Kinën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shprehur zemërimin e vet me Kinën, duke e akuzuar atë se ka dështuar të bëjë më shumë për të mos e përkrahur më Korenë Veriore dhe për t’i bërë presion asaj për ta ndalur aktivitetin bërthamor.

“Tregtia mes Kinës dhe Koresë Veriore u rrit për gati 40% në çerekun e parë,” ka shkruar Trump në Twitter.

Komentet e Trumpit vijnë pasi Koreja Veriore për herë të parë e testoi sot në mëngjes një raketë balistike interkontinentale, transmeton Express.

Ndërkohë sot, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë mbajtur ushtrime me raketa balistike, si kundërpërgjigje ndaj testimit të raketës me rreze të gjata veprimi nga Veriu.

Në anën tjetër, Kina dhe Rusia kanë bërë thirrje që Veriu ta suspendojë programin e saj të armëve, ndërsa në shkëmbim, SHBA-ja dhe Koreja Jugore t’i ndalin ushtrimet ushtarake.

Testimi i raketës balistike interkontinentale nga Veriu u bë në shpërputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Temat
BotëLajme

Të afërta