Pas një kohë pauze, Tuna me një bashkëpunim të fuqishëm

Tuna Sejdiu, para disa muajsh u bë nënë për herë të parë.

E ajo është duke iu munguar jashtëzakonisht fansave të saj, pasi që ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikor.

Por Express, merr vesh se këngëtarja së shpejti do ta publikojë një këngë e cila është në bashkëpunim me reperin e njohur Bim Bimma.

Rikujtojmë se kënga e fundit e këngëtares është ‘Duam’ me të cilën u paraqit në festivalin ‘Kënga Magjike’.

Temat
Showbiz

Të afërta