Showbiz

Në ditëlindjen e bashkëshortes, Lyrical Son shprehet tejet romantik (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 05, 2017

Ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.

Mirëpo ai vazhdon të jetë njëri ndër reperët më të famshëm e më të pëlqyer nga publiku.

Bëhet fjalë për anëtarin e labelit “PINT”, Lyrical Son, transmeton Gazeta Express.

Për reperin e njohur sot është një ditë shumë i veçantë.

Kjo për faktin pasi që sot feston ditëlindjen bashkëshortja e tij Gresa.

Ndryshe Lyrical është një bashkëshort dhe baba shumë i përkushtuar.

Edhe sot në ditëlindjen e Gresës nuk ka si të mungojë një urim tejet special.

Ai në profilin e tij në Instagram një orë më parë ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me Gresën në pishinë.

Lyrical ka thënë se ai e do Gresën çdo ditë e më shumë.

“5 Vjet Dashni, 5 Vjet Bashk’, 5 Vjet Une e Ti hahah..!!! Cdo dite e me shume e shoh qe tdu shume e me shume se dje… Urime 5 vjetori gjysma ime, ishalla jemi bashk’ edhe 100 tjera. T’Don Misifi”, kishte shkruar Lyrical Son.

View this post on Instagram

5 Vjet Dashni, 5 Vjet Bashk', 5 Vjet Une e Ti hahah..!!! Cdo dite e me shume e shoh qe tdu shume e me shume se dje… Urime 5 vjetori gjysma ime, ishalla jemi bashk' edhe 100 tjera. T'Don Mistifi.

A post shared by Lyrical Son (@lyricalson) on