Ndalohen 53 lëmoshëkërkues në Kosovë

Policia e Kosovës ka identifikuar 53 lëmoshëkërkues në gjithë territorin e Kosovosë.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore përmes planit operativ “Identifikimi i fëmijëve lëmoshëkërkues si viktima të mundshme të trafikimit”, ka pasur qëllim identifikimin e viktimave të trafikimit dhe zvogëlimin e pranisë së fëmijëve lëmoshëkërkues në rrugë.

Gjatë zbatimit të këtij plani operativ janë kryer këto veprime:Janë identifikuar tridhjetë e dy fëmijë lëmoshëkërkues (20 shtetas të Kosovës dhe 12 shtetas të Shqipërisë),Janë identifikuar njëzet e një lëmoshëkërkues të moshës së rritur (15 shtetas të Kosovës dhe 6 shtetas të Shqipërisë),Janë arrestuar katër persona nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe janë ngritur njëmbëdhjetë kallëzime penale mbështetur në po këtë vepër.

Shtetasit e huaj janë dërguar për procedurë të mëtutjeshme në Drejtorinë për Migrimi dhe të Huaj që të vazhdojnë me veprime tjera bazuar në ligjin për të Huaj.

Temat
LajmeVend

Të afërta