Ndoshta ju ka ndodhur që të udhëtoni jashtë vendit, diku në qytete të mëdha të Evropës, ku keni pas rastin të shihni lypës të cilët nuk janë si lypsarët e rrugëve tona, shkruan “Kosovarja”.
Në shumicën e rasteve lypsarët e qyteteve të mëdha botërore kanë ndonjë karakteristikë, dikush i bie kitarës, e dikush luan ndonjë shfaqje. Dhe, ju ka ndodhur që të shihni statuja të ndryshme edhe në vendin tonë, por statuja që lëvizin sigurisht që jo. Ne do të ndalemi pak te një statujë lëvizëse e cila ka fascinuar shumë vizitorë dhe qytetar, të cilët pasi i linin monedha ajo fillon e bën lëvizje në shenjë falënderimi. Sigurisht ne të gjithë e shohim si një statujë, por aty qëndron një njeri i cili është i tëri i lyer me argjend dhe nga disa historian thuhet se kjo lloj shfaqjeje origjinën e ka nga Greqia e lashtë. Kjo statujë e gjallë ka bërë xhiro nëpër internet dhe ka marr me mijëra shikime e klikime dhe komente të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.
Gjëja më mbresëlënëse e këtyre statujave lëvizëse është se si ka mundësi që ato të qëndrojnë aq gjatë duke peshuar vetëm në njërën dorë, dhe të bëjnë aq shumë lëvizje?!