Mauritius. A keni dëgjuar për këtë vend?
Ndoshta po, ndoshta edhe jo…Nuk ju vëmë faj, meçe disa s’kanë dëgjuar e s’dinë gjë për Mallakastren, e lëre për Mauritiusin, shkruan “Kosovarja”. Si do që të jetë, me apo pa informimin tuaj, një pjesë e ekipit të “Klan Kosovës”, këto ditë gjenden në Mauritasin ekzotik, ku me gjasë po xhirojnë diçka për sezonin veror. Derisa Liberta çmend me fotot “no filter”, Alaudini pozon “hot” në virgjërinë e natyrës së pa prekur të këtij vendi, shkruan “Kosovarja”.
Ndërkohë, gazetari Vlorijan Halili, edhe pse “shkoqet” duke ushtruar, ka vendosur ta ruaj intimitetin e trupit të tij. Vlorijani e ka gjetur senzacionin e vërtet, e ai është as më pak e as më shumë se një tigër.
Definitivisht, ky është gazetari i parë kosovar që guxon të luaj me një tigër të gjallë. Estradë, kujdes, mauritianët po vijnë…