Luftëtari i MMA Aaron Rajman është vrarë në moshën 25-vjeçare me armë zjarri në shtëpinë e tij në West Boca Raton të Floridës.
Sipas the Sun-Setinel, disa njerëz të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e tij duke i shtirë me armë zjarri e më pas duke u larguar.
Rajman është një peshë pupël me një karrierë modeste 2-2 si profesionist.
Herën e fundit që ai u fut në oktogon ishte maji i 2016, duke humbur ndaj Luis Raul Gomez Alvarez me nokaut.
Policia është shprehur se akoma nuk dihen motivet e incidentit, dhe akoma nuk ka të dyshuar.
Fjalët kyçe
Aaron Rajman