Ibro është një këngëtar i ri 19 vjeçar nga Kosova, që është shumë i talentuar dhe kreativ në punën e tij
Ai ka treguar sukses në modë e modelim, dhe përmes këtyre mediumeve ai e ka shprehur vetën tek bota. Ibro gjithashtu e ka pasion këndimin, dhe për herë të parë ka hyrë në botën e këndimit, dhe të qënurit këngëtar.
Duke u bërë këngëtar ai gjithashtu ka prezantuar një stil të ri që fokusohet më shumë në mendjen artistike, që e definon edhe personalitetin e tij.
Blogu i famshëm londinez “thelondontree” ka bërë një intervistë me artistin kosovar, atë mund ta ndiqni më poshtë:
The London Tree: Përshëndetje Ibro. Kënaqësi të jemi me ty
Ibro: Faleminderit për ftesën
The London Tree: Si i hyre shkrimit të këngëve dhe këndimit?
Ibro: Gjithmonë ka ekzistuar një vend i veçantë në zemrën time për muzikën, dhe kur u duk se është koha e dukur edhe fillova të fokusohem më shumë në të. Kur isha fëmijë shkruaja për gjërat që më rrethonin, dhe e bëja me pasion. Teksa fillova të mësoja muzikën, kuptova se mund t’i sjell këto fjalë gjithë botës. Tani pas debutimit të këngës “Mos e Nal” kam qenë i suksesshëm në mbërritjen e qëllimit tim për ta shprehur vetën dhe atë çfarë kam brenda.
The London Tree: Kënga juaj debutuese është titulluar “Mos e Nal” (Don’t Stop It). A ka një arsye përse është titulluar kështu?
Ibro: Familja dhe shokët janë arsyeja pas kësaj. Ata më kanë mbështetur 100% qysh nga dita e parë. Gjithmonë më inkurajonin duke thënë “Mos e Nal”, që më dha shumë guxim të vazhdoj me pasionin tim. Tani që e mendoj, titulli Mos e Nal është shumë i përshtatshëm, pasi pas kësaj nuk e kam ndërmend të ndalem.
The London Tree: Ti këndon edhe në shqip edhe në anglisht. Çfarë u ka inspiruar që të këndoni në të dyja gjuhët?
Ibro: Infuenca e gjuhës angleze është universale, dhe këngët më të famshme që dëgjohen janë në këtë gjuhë. Plus, shpesh e gjej vetën duke komunikuar në shqip dhe anglisht. Zotërimi i të dyja gjuhëve më ka dhënë idenë për të shkruar edhe vargjet në të dyja këto. Kjo është arsyeja pse mund të dëgjoni disa fjalë në gjuhën angleze në këngën time, të cilat tingëllojnë shumë interesante për mua, shkruan rtv21.tv.
The London Tree: Në videoklip, ti je i veshur në një mënyrë që të bën të dukesh si një karakter misterioz. Çfarë imazhi të vetës tenton të portretizosh përmes një veshjeje të tillë?
Ibro: Kam vënë re se misteret gjithmonë lënë mbresa, dhe kjo është çfarë tentoj të bëj. Doja ta bëj vetën të dukem si një person misterioz, kështu që njerëzit të mendonin më shumë për mua dhe idetë e mia artistike që i kam portretizuar në video. Mendoj se me sukses e kam arritur cakun tim, sepse pyetem shumë për karakterin misterioz në këngë.
The London Tree: Videoklipi është xhiruar në disa vende shumë interesante. A e ke xhiruar në vendlindjen tënde, në Kosovë?
Ibro: Po në fakt është xhiruar në Pejë, një qytet në vendlindjen time Kosovën. Vendet natyrale atje gjithmonëë më tërheqin, andaj kur mendova që të xhiroj videon e këngës sime, zgjodha këto lokacione të bukura dhe të izoluara me shumë gjelbërim, ujë të freskët e shpella. Gjithashtu jam krenar që kam zgjedhur këto lokacione, sepse përmes muzikës kam promovuar vendin tim.
The London Tree: Si ndihesh kur sheh këngën tëndje në mesin e 10 hiteve të TV 66 të Kinës?
Ibro: Do të jem shumë i sinqertë, nuk e kam pritur që vdeoklipi im të jetë në mesin e top 10 hiteve në televizionin China TV 66. Jam i mahnitur se ka mbërritur aq larg sa Kina, dhe shpresoj të mbërrij edhe më larg, në shtetet e lindjes. Kjo arritje ka sjellë një energji të re në mua, për të bërë më shumë këngë e videoklipe, dhe të vazhdoj me dashurinë time për muzikën.
The London Tree: Pas kësaj kënge, a mund të presim një album në të ardhmen?
Ibro: Tanimë jam duke punuar në disa projekte të reja me producentët e mi që janë shumë të dedikuar në punën time. Kam një plan për ta përfunduar një album të tërë në të ardhmen, por për momentin dua t’i marr gjërat hap pas hapi, derisa të mbërrij ëndërrën time për të mbërritur tek fama e suksesi.
The London Tree: Faleminderit shumë për kohën që na keni dhuruar. Të urojmë më të mirat për aventurat dhe arritjet e reja.
Ibro: Jeni të mirëpritur, dhe ju faleminderit për të gjitha urimet e juaja.