Lajme

Humb jetën teksa kulloste bagëtitë

By FIRST CHANNEL

July 05, 2017

Një grua në Librazhd ka humbur jetën teksa ka qenë duke kullotur bagëtitë.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në fshatin Shqiponjë, gjatë pasdites së ditës së djeshme. Ndërkohë ajo është identifikuar si shtetasja me iniciale L.K, 66-vjeç, shkruan shekulli.

Nga hetimet e kryera rezulton se e moshuara, duke kullotur bagëtitë, është goditur me brirë në kokë nga një kafshë pune, i llojit dem, dhe më pas ka vdekur.

Për shkak të dëmtimeve të marrë, 66-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që materialet për këtë rast i kanë kaluar prokurorisë së Elbasanit për ndjekje të mëtejshme.