Gold AG dhe Shemi (Ilirët) vijnë me “E mira e Ulqinit” (Video)

Reperi i njohur Gold AG dhe Shemi, vokalisti i grupit “Ilirët”, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“E mira e Ulqinit” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike verore dhe është publikuar në YouTube me një klip shumë interesant.

Nuk kishte se si xhirimet e këtij klipi të mos kryheshin në Ulqin, përderisa edhe kënga mban këtë titull.

Gold AG duket të jetë ndër reperët më aktivë gjatë verës 2017, pasi shumë shpejt pritet që të publikojë edhe një bashkëpunim të ri me këngëtarin Meda.

Temat
Showbiz

Të afërta