Një fermer italian i ka shndërruar fushat e tij të grurit në një portret gjigant të Vladimir Putin duke përdorur traktorët dhe aftësitë mbresëlënëse artistike.
Dario Gambarin tha se portreti prej 135 metrash u krijua me shpresën se samiti i ardhshëm i G20-ës do të jetë i suksesshëm.
Një dron kapi punën mbresëlënëse të Gambarin në një fushë në komunën e Castagnaro pranë Veronës. Portreti i Putinit mban edhe nënshkrimin e artistit, shkruan syri.net
“Arsyeja për këtë punë artistike është e qartë,” tha Gambarin për mediat italiane duke shpjeguar se ai shpresonte se G20-ta, e cila që do të mbahet këtë javë në Hamburg, do të sjellë “zgjidhje për problemet ekonomike me të cilat ballafaqohet bota”.
Gambarin ka përdorur gjithashtu traktorin e tij për të ngritur një portret gjigand të Hillary Clinton dhe Donald Trump gjatë vitit te kaluar. Portreti Trump u shoqërua nga mesazhi ‘Ciao’.