Eni Koçi feston ditëlindjen, ja sa vjet mbush

“Gjëja më e shtrenjtë e imja sot ka ditëlindjen”.

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur nga publiku, Eni Koçi feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 21 vjet.

Urimet të shumta ka marrë bukuroshja bionde qysh në orët e hershme nga fansat, miqtë dhe familjarët e saj, mirëpo më i veçanti erdhi nga motra e saj Greta Koçi.

Greta ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të bërë një dedikim të bukur për motrën.

“Gjeja me e shtrenjte e imja sot ka ditlindjen. Eni te uroj edhe 100 vite te lumtura te mbushura me mbaresi,shendet dhe nje karriere te shkelqyer. Ti je personi qe dua me shume ne kete bote. Urime ditëlindjen princesha ime”, ka shkruar Greta Koçi.

Temat
Showbiz

Të afërta