Showbiz

Enca ia bën “follow” vëllait të motrave Istrefi në Instagram, më pas e heq nga lista e ndjekësve (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 05, 2017

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia është mjaft aktive në rrjetin social Instagram.

Numëron mbi një milionë ndjekës, ndërsa shumë më të paktë janë personat që ajo ndjek vetë.

E së fundmi, duket se këngëtarja ka vendosur t’ia bëjë “follow” Bledi Istrefit, vëllait të këngëtareve të famshme, Nora dhe Era Istrefi.

Por, në një rishikim që Bledi ka bërë më pas në listën e personave që Enca ndjek në Instagram, ai nuk u gjend më aty.

Pra çka do të thotë që vetëm pak minuta më vonë, Enca është penduar duke e hequr Bledin nga lista e personave që ndjek në Instagram.

Bledi, e ka shpjeguar më së miri këtë situatë përmes disa imazheve të publikuar në Instastory.