Ekskluzive: Rritet numri i deputetëve që do ta votojnë Haradinajn për kryeministër

Koalicioni i cili u formua parazgjedhjeve nga PDK, AAK dhe NISMA ka arritur ti sigurojë numrat për formimin e instiitucioneve të reja, raporton Gazeta NewBorn.

Derisa para pak ditësh ishte i mangët numr i deputetëve të cilët do ta votonin Ramush Hardinajn për kryeministër, ky numër është rritur dhe se tashmë është e sigurt se Qeveria e re do të formohet nga PAN-i me Haradinajn kryeministër.

Burime shumë të sigurta dhe të afërta me PAN-in, konkretisht me Haradinajn tregojnë për Gazetën NewBorn se koalicioni PAN ka arritur që ti ketë mbi 61 deputetë që do ta votojnë Qeverinë e re.

Të njejtat burime thonë se ky numër është edhe më i lartë se 61 dhe shkon deri në 65 që është mjaftueshëm për tu votuar Qeveria e re sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës e cila kërkon numrin prej 61 deputetëve apo gjysmën e deputetëve që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Pa dashur të përmendin emra, këto burime tregojnë se deputetët të cilët janë bindur që do ta votojnë Haradinajn janë nga koalicioni LAA, poashtu këto burime treogojnë se PAN, konkretisht zyrtarë të PAN-it janë në diskutime edhe me dy-tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje ku po flasin për mbështetjen e tyre rreth PAN-it/Gazeta NewBorn/

Temat
LajmeVend

Të afërta