Lajme

Bujar Dugolli, dikur këngëtar i njohur në Drenicë (Video)

By FIRST CHANNEL

July 05, 2017

Publiku i gjerë kosovar e njohu në vitin 1997 kur u vu në krye të lëvizjes studentore. Bujar Dugolli, ishte kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve kur Kosova, pas një heshtje të gjatë, po ngrihej në këmbë kundër shtypjes që po i bënte Serbia.

Ishin protestat e 1 tetorit të vitit 1997, ato që bën një kthesë të madhe në historinë e Kosovës e që në krye të tyre ishte djaloshi nga Nekofci, Bujar Dugolli. Por ish studenti i Historisë, kishte edhe një pasion tjetër; atë të muzikës, shkruan Magazina.al.

Në rajonin e Drenicës, ai njihej edhe si këngëtar ku bashkë më vëllezërit e tij kultivonte muzikën folklorike. Por me fillimin e aktiviteteve të tij studentore e më pas politike, Dugolli la muzikën.

Megjithatë në xhirimet e kohës shihet se Dugollit, tash dekan i Fakultetit Filozofik, ia ka dashtë edhe me sharki. Në këtë vido që ka gjetur Magazina.al e realizuar në vitin 1990, shihet Dugolli bashkë me disa të tjetë duke kënduar këngë patriotike në një odë shqiptare në ballë të së cilës qëndron flamuri kombëtar. Magazina.al