Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën ka thënë se procesi zgjedhor në mënyrë urgjente duhet të ndryshohet.
Sipas tij, edhe në këto zgjedhje ka pasur vjedhje, dhe një pjesë e kolegëve të Nismës nuk kanë mundur t’i bëjnë votat e duhura.
Berisha ka thënë në televizionin Rrokum se mbron qëndrimin e tij për Listën Serbe, ku edhe në këtë vazhdë kjo listë edhe për qeverinë e ardhshme nuk duhet të jetë faktor.
“Jo vetëm që e votojmë Ramush Haradinajn, por ne kemi lobuar që Ramushi të bëhet kryeministër”, është shprehur Berisha.