Një trevjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus mbrëmë rreth orës 21:20 në Stacionin e Autobusëve në Ferizaj.
Policia njofton se deri tek aksidenti ka ardhur kur ngasësi i mjetit me targa lokale, B.P i moshës 64 vjeçare, duke lëvizur me autobus me rrotën e pasme të anës së majtë ka goditur këmbësorin me incialet A.K., shtetas i Shqipërisë, me ç`rast ky i fundit kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
I lënduari është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku edhe ka ndërruar jetë nga lëndimet e pësuara.
Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin, transmeton Klan Kosova.