Aktakuzë për blerje të votës ndaj një politikanit në Kosovë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një politikani boshnjak të Kosovës, të dyshuar për “Dhënie të ryshfetit” në këmbim të votës në zgjedhjet e fundit parlamentare të Kosovës.
Ky është njoftimi i plotë i Prokurorisë së Shtetit:

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Pejë, ka dorëzuar aktakuzë kundër të pandehurit A.S. për vepër penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votën” nga neni 215 paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.S. me dt. 26.05.2017 rreth orës 15:26 minuta në fshatin Vitomeric Komuna Pejës, ka premtuar dhurata personit tjetër me të drejtë vote me qëllim që të votoj partinë NDS e cila udhëhiqet nga i pandehuri, ashtu që, i njëjti përmes rrjetit social facebook kishte dërguar mesazh personit D.S. dhe kishte kërkuar që të votohet kjo parti në këmbim me 50€ dhe do të sigurohen edhe shpenzimet e rrugës.

I pandehuri me këto veprime duke premtuar dhënien e përfitimit prej 50€ në këmbim të votës së votuesve ka përmbushur elementet e veprës të përshkruar sikur më lart.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpall fajtoj dhe ta dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila vihet në barë.

Temat
LajmeVend

Të afërta