Zyrtare: Chelsea largon një lojtar

Chelsea ka huazuar sulmuesin Tammy Abraham për një sezon në Swansea
Kampioni i anglisë, Chelsea ka njoftuar se ia ka vazhduar kontratën edhe për pesë vite sulmuesit 19 vjeçar, Tammy Abraham.

Por, menjëherë pas vazhdimit të kontratës, ata kanë vendosur që ta huazojnë për një sezon në Swansea.

“Tammy Abraham ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Chelsean”, thuhet fillimisht në njoftimin e skuadrës londineze.

“19 vjeçari do të vazhdojë për një sezon si i huazuar në Swansea, ku do të ketë mundësi të vazhdojë zhvillimin e tij”.

Temat
BotëSport

Të afërta