Parlamenti i Egjiptit e ka miratuar sot vendimin e presidentit të vendit, Abdel Fattah al-Sisi, për ta zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme gjithëkombëtare për edhe tre muaj të tjerë, ka njoftuar kryetrari i Dhomës së Përfaqësuesve, Ali Abdelaal.
“Arsyet për të cilat gjendja e jashtëzakonshme është deklaruar ende qëndrojnë prandaj duhet të zgjatet,” ka thënë Abdelaal para ligjvënësve, transmeton Express.
Në mënyrë unanime, parlamenti egjiptian e miratoi gjendjen e jashtëzakonshme tremujore në prill të këtij viti, duke ia zgjeruar pushtetin autoriteteve për t’i luftuar, siç thonë ata, armiqtë e shtetit pasi dy sulme me bomba në dy kisha i vranë 45 persona.