Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Mensur Hoti, ka thënë se statistikat zyrtare tregojnë se dhjetëra persona janë vrarë nga armët ilegale në Kosovë viteve të fundit.vetura
“Sipas statistikave zyrtare, nga armët ilegale në vitin 2015 i kemi pas 12 vrasje, ndërsa vrasje në tentativë 67″, ka thënë Hoti në KTV.
“Në vitin 2016 janë vrarë 22 persona ndërsa ka pasur 76 vrasje në tentativë me armë të zjarrit”, ka treguar ai.
MPB thotë se automjeti, vrasësi numër një në Kosovë.
“Duhet të cekim këtë se arma e zjarrit nuk është vrasësi numër një në Kosovë, por është automjeti”, është shprehur Hoti.