Ajo është njëra ndër këngëtaret më të dashura të skenës muzikore, që me krijimtarinë e saj ka dhënë shumë për diskografinë shqiptare.
Gjatë viteve, ajo gjithmonë është përfolur vetëm për projekte muzikore.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Vjollca Buqaj, e cila me zërin që ka, është bërë shumë e kërkuar nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme familjare.
Ajo para pak ditësh ka publikuar projektin e saj të fundit të cilin e ka titulluar “Nuse moj nuse”, që u pëlqye mjaftë shumë nga publiku.
Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Armend Tebicka, e ndërkaq për muzikën është përkujdesur Edi Balilli.
Gjatë sezonit të verës shumë këngëtarët bëjnë projekte muzikore që të dëgjohen mjaft shumë nëpër dasma.
E Vjollca, në një prononcim për Express, ka thënë se duhet t’i përshtatemi shijes së publikut.
‘Ndoshta është edhe kjo arsye, por interesi jonë është që t’iu përshtatet shijeve të publikut. Por unë kam dashur të vij me këtë këngë solo pas disa bashkëpunimeve që kam pasur por që njëra ka qenë baladë. E për sezonin e verës kemi dashtë diçka më ritmike”, ka thënë Buqaj për Express.
Kohëve të fundit disa këngëtare tona janë bërë vjehrra, por që iu kanë kënduar edhe nuseve të tyre në dasma.
E Vjollca për Express tha se me kënaqësi do t’i këndojë nuses së saj.
“Me kënaqësi do t’i këndoj nuses sime, por njëherë nuk ka asgjë të re nga djemtë pasi që ata janë duke studiuar në Amerikë, ku janë të përkushtuar vetëm në studime”, shtoi Vjollca për Express.
Në anën tjetër, Vjollca është bërë gjyshe vite më parë, ku ka dy mbesa nga vajza e saj.
Ky nuk do të jetë projekti i saj i fundit për këtë verë pasi që së shpejti do të vijë edhe me një këngë tjetër.