Thaçi uron Sami Lushtakun

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi një ditë pas lirimit nga burgu të Sami Lushtakut theksoi se lufta për liri e UÇK-së është vlerë thelbësore e Kosovës.

Thaçi në rrjetin social Facebook shkruan se përpjekjet për ta njollosur këtë vlerë janë të pakuptimta dhe të padrejta.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Lufta për liri e UÇK-së është vlerë thelbësore e shtetit tonë. Kjo vlerë, që nënkupton sakrificën e brezave të tërë për lirinë dhe pavarësinë tonë, është e shenjtë dhe e përhershme.

Përpjekjet për ta njollosur këtë vlerë janë të pakuptimta dhe të padrejta. Konfirmimi i pafajësisë së kryetarit të Komunës së Skenderajt dhe lirimi nga të gjitha akuzat është edhe një tjetër dëshmi për këtë.

Prandaj, e uroj nga zemra kryetarin Sami Lushtaku dhe shpresoj se pafajësia do t’u konfirmohet edhe bashkëluftëtarëve të tjerë, që edhe ata të mund t’u kthehen familjeve të tyre”.

Temat
LajmeVend

Të afërta