Sabri Fejzullahu së shpejti me projekt të ri muzikor

Sabri Fejzullahu është ikona e muzikës shqipe. Ai u bë i njohur para pesë dekadash.
Bëhet fjalë për Sabri Fejzullahun, i cili është njëri ndër artistët më aktual të skenës.

Me qindra klipe e këngë të publikuara, kanë bërë që sot emri i tij të lërë shenjë në diskografinë shqiptare.

Express merr vesh se Sabriu së shpejti do ta publikojë një baladë të re, të cilën ka vendosur ta titullojë ‘Shihemi’.

Rikujtojmë se këngëtari është duke e shijuar suksesin e këngës ‘Albanese moj’, e cila po pëlqehet mjaftë shumë.

Temat
Showbiz

Të afërta