Gianluigi Donnarumma ka vendosur të pranojë ofertën e Milanit dhe të vazhdojë kontratën edhe për pesë sezone tjera
Të gjitha mediat italiane janë të bindura se Gianluigi Donnarumma dhe Milan kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për pesë sezone.
Me kontratën e re Donnarumma do të përfitojë 6 milionë euro, një më shumë se sa kontrata e disa javëve më parë, e cila ishte refuzuar.
Por, në marrëveshje është edhe një klauzolë, e cila e lejon Donnarumman që të largohet që edicionin e ardhshëm.
Në rast se Milan nuk siguron Ligën e Kampionëve, Donnarumma mund të largohet për 50 milionë euro, por nëse kualifikohen, atëherë çmimi i tij shkon në 100 milionë euro.
Konfirmimi zyrtar për vazhdimin e kontratës ende nuk është bërë nga Milan e as agjenti i lojtarit, Mino Raiola.