Planeti është duke u shkatërruar nga ndryshimi i klimës, dhe skenarët për katastrofa të ndryshme nuk janë thjesht një teori, por shumë shpejt do të jetë realitet, ku disa ndryshime ndjehen edhe sot.
Paralajmërimi vjen nga një grup prej gjashtë shkencëtarëve të shquar të cilët kanë shkruar një letër të hapur, duke thënë se rreziku për katastrofa është afër.
Në mesin e këtyre shkencëtarëve është gjithashtu një ish-kreu i departamentit të OKB-së për klimën Kristijan Figueres dhe fizikani Stefan Rahmstorf, i cili shkroi se nëse emetimet globale të gazit nuk reduktohen në mënyrë të përhershme deri në vitin 2020, temperaturat në mbarë botën ka të ngjarë të arrijë nivele të larta të pakthyeshme, shkruan Business Insider, transmeton Indeksonline. Ata vënë në dukje se që nga viti 1880, për shkak të efektit serë, temperatura është mesatarisht ngritur në një shkallë, në fakt, kjo është vetëm fillimi.
“Udhëheqësit botërorë dhe politikanët duhet marrin parasysh faktet shkencore, sepse bëhet fjalë për, një botë që neser do të ju takoj fëmijëve të tyre. Pa marrë parasysh se sa të pasur do të jenë në fund asgje nuk do ti ndimoj ata,” shkruhej në letrën e shkencëtarëve. Ata thonë se i gjithë sistemi ka filluar të rrëzohet, akulli në Arktik është duke u zhdukur, ndërsa shkëmbinj nënujorë koral janë duke vdekur nga të nxehtit.