Botë

Koreja e Veriut gjuan një raketë drejt Japonisë

By FIRST CHANNEL

July 04, 2017

Koreja e Veriut ka gjuajtur një raketë me rreze të ndërmjetme në drejtim të Japonisë, kanë konfirmuar zyrtarët ushtarakë amerikanë.

Raketa me bazë toke u nisën nga aeroporti i Panghyon dhe fluturuan për 37 minuta përpara se të uleshin në Detin e Japonisë, tha Komanda e Paqësorit të SHBA-së.

Japonia ka reaguar me nota proteste dhe kryeministri Shinzo Abe tha se raketat e sapo lëshuara “tregonin qartë se kërcënimi është rritur”.

Pheniani ka rritur shpejtësinë e testeve bërthamore dhe raketore, përgjatë muajve të fundit, duke ngritur kështu edhe tensionet në gadishull dhe jo vetëm.

Koreja e Jugut tha se raketa e së martës u lëshuan në 09:40 sipas kohë lokale (00:40 me orën shqiptare) dhe fluturoi rreth 930 kilometra.

Raketa mund të ketë zbarkuar në ujërat japoneze, sipas zyrtarëve vendas.