Shëndet

Këto gjëra duhet të bëni për dhëmbët tuaj

By FIRST CHANNEL

July 04, 2017

1. Kujdesu

Parandaloni. Furçe dhe fije dentare pas çdo vakti, kontroll dhe pastrim të specializuar tek dentist çdo 6 muaj.

2. Mëso si të lash dhëmbët Lani veçmas dhëmbët e sipërme nga të poshtmet, jashtë dhe brenda, lëvizja duhet të bëhet nga pjesa e mishrave drejt dhëmbëve. Shmangni lëvizjet horizontale për të mos dëmtuar mishrat e dhëmbëve.

3. Mos pini duhan Mos harroni, pirja e duhanit ju bën keq. Madje dhe dhëmbëve tuaj. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Amerikane, vetëm 20 % e personave jo duhanpirës mbi moshën 65 vjeç janë plotësisht pa dhëmbë. Ndërkohë 41.3% e duhanpirësve mbi 65 vjeç i kanë humbur të gjithë dhëmbët e tyre .

4. Kujdes nëse jeni shtatzënë Shpërthimi hormonal gjatë shtatëzënisë mund të japi ndikojë si tek cilësia e trashëgimisë së dhëmbëve tek fëmija po ashtu dhe tek dhëmbët e vetë nënës. Prandaj, duhet të shtoni numrin e vizitave tek dentisti, vëmendje e madhe për higjienën orale dhe dietat e duhura të pasura me minerale.

5. Zbardhi Pastrimin tek dentist kompletoheni herë pas herë dhe në shtëpinë tuaj. Mjafton pak sodë buke dhe lëng limoni i cili sipas principit së energjisë kinetike heq njollat dhe zbardh dhëmbët nga shenjat e kafes ose duhanit.

6. Bëji ato edhe më të bardhë Për rezultate më të dukshme shërben xheli i cili ka në bazë të tij peroksid karpamidi dhe peroksid hidrogjeni të cilat aplikohen tek dhëmbët në formë maske. Ky lloj trajtimi mund të bëhet edhe në kushte shtëpie por është mirë të bëhet nga profesionistë, pasi ata dinë ti përdorin siç duhet. Ata kanë mjete të posaçme për të mbrojtur mishrat e dhëmbëve gjatë trajtimit dhe i bashkëngjisin trajtime me laser dhe burime drite për të përshpejtuar arritjen e rezultateve.

7. Silli në ‘gjendje të mirë’ Një shtresë e hollë prej porcelani, që mbulon dhëmbin duke aderuar në formën e tij, në mënyre të atillë që ngjan si pjesë natyrale: shërben për të korrektuar pjesë të vogla si p.sh., defekte në pozicion, dhëmbë shumë të shkurtër,tehe të parregullt, njollat rezistente gjatë zbardhjes. Efekt fantastik por që kërkon profesionalizëm, pra duhet bërë tek dentistit.

8. Kurrë pa dhëmbë Humbja e qoftë një dhëmbi të vetëm lëviz dhëmbët e tjerë duke ndryshuar mbylljen ose kafshimin e dhëmbëve (bashkimi i dhëmbëve të poshtëm me të sipërm. Edhe humbja e një dhëmbi të brendshëm sjell pasoja ; forca e kafshimit me kalimin e kohës zhvendoset përpara në këtë mënyrë shtyhen jashtë dhëmbët e përparmë.

9. Korrigjo Dhëmbët e dala jashtë (të shtrembët), përveç se jo estetik janë të vështirë për tu pastruar, si pasojë janë të rrezikuara ndaj sëmundjes parodontale ( Mishra që tërhiqen dhe dhëmbë që nisin te lëvizin) Zgjidhja është që të vendosen aparate korigjuese(tela) mundësisht që fëmijë por edhe tek të rriturit.

10. Ndihmoni dhëmbët tuaj me ushqime “miqësore” Dhëmbët i “rebelohen” të ftohtit ose të nxehtit. Kjo do të thotë se zmalti që mbulon dhëmbin tuaj është holluar, duke zbuluar indet e ndjeshme (dentina) . Ky fenomen quhet erozion dhe vjen si pasojë e shumë faktorëve : predispozicion gjenetik, cilësia dhe sasia e pështymës e cila shërben si një lavazh, koha e mbajtjes së ushqimit në gojë. Por sipas disa studimeve të kohëve të fundit ka disa ushqime të cilat kanë përqindje të madhe pehashit të acideve të cilat janë armiku numër një i dhëmbëve si p.sh. disa pije me përmbajtje acide si lëngje frutash, cola, limonada, pije energjike, alkoliket, çaj i ftohtë. Ndërsa mbrojtëse të dhëmbëve janë të gjithë ato përbërës që stimulojnë aktivizimin e sekrecioneve të pështymës si p.sh. çamçakëz, kakao, qumësht dhe produkte të qumështit. Në mënyrë të veçantë qumështi duhet përdorur shumë pasi nxit efektin e remineralizimit fal përmbajtjes së kaliumit dhe kazeinës.