Casemiro insiston se ai dhe Real Madrid duan që Cristiano Roanldo të qëndrojë
E ardhmja e Cristiano Roanldos në Real Madrid nuk është e sigurt, sepse ai nuk është i lumtur dhe dëshiron të largohet gjatë kësaj vere.
Por, mesfushori brazilian, Casemiro insiston se Ronaldo është i lumtur dhe nuk do të largohet nga Reali.
“Natyrisht që ne duam që Ronaldo të qëndrojë me ne. Ai është më i miri në botë”, tha fillimisht Casemiro.
“Nuk ka shpjegim ajo që ai ka bërë me ne. Ai është i lumtur në Real Madrid dhe nuk ka arsye për t’u larguar”.
Ai po ashtu e pranoi se do të ishte shumë e vështirë për të luajtur kundër Ronaldos.